Raporti Global i Ushqyerjes, Shqipëria në gjendje alarmi…

0
144

Raporti Global i Ushqyerjes për vitin 2018 arrin në përfundimin se shqiptarët vuajnë nga tre forma kequshqyerje: mbipesha, anemia dhe ndalimi i rritjes.

Por ajo që duket më shqetësuese është fakti se, vendi ynë nuk ka përmbushur asnjë nga 9 objektivat global të ushqyerjes për vitin 2018.

Në 5 prej këtyre kategorive ndërkohe mund të ketë edhe përkeqësim, por e pamundur të vlerësohet.

Ajo që mund të thuhet me siguri është që nuk ka progres. Këto 5 kategori janë: anemia, obeziteti te meshkujt e rritur, obeziteti te femrat e rritura, diabeti te femrat e rritura dhe diabeti te meshkujt e rritur.

Të asnjë nga këto kategori nuk ka progres.

Në 4 kategoritë e tjera që i referohen problematikës dhe rrjedhojave të kequshqyerjes te fëmijët ka mungesë të dhënash, raporton “Scan”.

Por, raporti ndër të tjera thotë se, nuk ka një plan kombëtar për të luftuar këto pasoja të kequshqyerjes, pasi vetëm një prej këtyre elementëve, që është mbipesha te të rriturit është e përfshirë në planet e masave kombëtare nga qeveria shqiptare.

Të tjerat as nuk parashikohen fare, paçka se janë objektiva globale.

Kjo do të thotë se lufta ndaj kequshqyerjes në Shqipëri, të paktën nga shteti, është thuajse inekzistente. Të dhënat nga i njëjti raport, i publikuar vetëm pak kohë më parë, tregonin gjithashtu se shqiptarët kanë një dietë aspak të shëndetshme, me mungesa bazë, si frutat apo ushqime të pasura me omega 3, si dhe mbi konsumim të mishit, pijeve me sheqer dhe gaz, si dhe kripërave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here