Rama flet me veten!!!!! Populli gjithmonë fiton…..

0
130

Kryeministri, Edi Rama ka shkruar sërish sot në rrjetin social “Facebook” teksa fton  studentët dhe pedagogët për dialog në lidhje me kërkesat e tyre.

Por ndersa studentet nuk pranojne te negociojne me kushtet e Edi Rames, Rama shkon dhe flet me veten ne fb. Si gjithmone aio shoqerohet nga mesazhet inkurajuese, perkrahese dhe copy paste te besnikeve te tuij te cilet jane majmur shume se fundmi, qe nga qershori i kaluar sidomos kur ju falen zgjedhjet ne tavoline. Por populli foli dhe ti duhet ta degjosh ose largohu

 

“Jemi sot  në këtë momente të rëndësishëm  kur studentët prej 3-4 ditësh kanë dalë në protesë dhe po prej  3 ditësh që të ulemi dhe të diskutojmë. Kjo nuk është bërë e mundur deri në këto moment. Është e para herë në historinë e protestave, kur qeveria, por protestuesit thonë se nuk duan të flasim.

Unë jam këtu dhe besoj shumë fort se dialogu është i domosdoshëm. Do vijoj të komunikoj dhe të shpjegoj se pse dialogu është rruga e duhur. Qeveria nuk ka kërkuar negociata, por qeveria ka kërkuar dialog,. Studentëve iu them se ka një dallim: Negociohet me palëve në konflikt. Ka një dallim,. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Ne kemi qenë plotësisht në kuptimin e nevojave dhe adresimin e një problematike që është komplekse. Kemi domosdoshmërinë të komunikojmë. Fjala bie: Plotëso kërkesat. Cilat kërkesa?

Kemi angazhuar njerëz kudo ku shfaqen, ne kemi numëruar 7-8 me një lloj suporti. E dyta, protestat bëhen për tu dëgjuar nga qeveria. Kam dëgjuar edhe thirrje që iu thuhet protestuesve  të mos bëjnë as pyetje në këtë mejdan social. Ku jetojnë, çfarë Shqipërie duan të jetojmë”, tha Rama.

Shefi i qeverisë shkruan se do të jetë drejtpërdrejt në rrjetin social dhe për këtë  ka ripërsëritur faktin se të gjithë studentët e interesuar janë të mirëpritur të diskutojnë për shqetësimin e tyre.

“MIRËMËNGJES ?dhe me rikujtesën për komunikimin e hapur, LIVE, sot në 11.00 në këtë faqe, me studentë a pedagogë të interesuar për të dialoguar mbi Universitetin, ju uroj një javë të mbarë?”, shkruan Rama.

Protesta e studentëve vijon prej 6 ditësh para godinës së ministrisë së Arsimit, ndërsa ata kanë adresuar 8 shqetësime duke theksuar se nuk do të ketë dialog pa plotësimin e tyre.

48365760 10156299833726523 7682177933842055168 N

Gjithashtu përmes një shkrese zyrtare, studentët kërkesat e tyre i kanë adresuar edhe tek kreu i qeverisë, Edi Rama si dhe tek kreu i legjislativit, Gramoz Ruçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here