Dy thirrje të sinqerta! Studentë: politizohuni ? !  Parti politike: rinohuni ✌️ !

0
168

Studentë: politizohuni ? !
Parti politike: rinohuni ✌️ !

Disa mësime universale për studentët sot, si dhe për partitë politike të të gjitha krahëve, nga “Totalitarizmi” i Hannah Arendt, (1958). Masat jane objektivi i parë i “totalitarizmave”, ndërkohë që partitë janë garancia e parë kundra instalimit të tyre… :

“- Masat nuk bashkohen nga ndërgjegjësimi i një interesi të përbashkët […]. Termi i masës i aplikohet njerëzve, të cilët ose vetëm për shkak të numrit të tyre, ose për shkak të indiferencës, ose për të dy arsyet, nuk mund të integrohen në asnjë organizatë të bazuar mbi interesin e përgjithshëm, qofshin këto parti politike, këshilla bashkiakë, organizata profesionale ose sindikata. Masat ekzistojnë në masë në të gjithë vëndet, dhe përbëjnë shumicën e shtresave të mëdha të njërezve neutralë dhe politikisht indiferentë që nuk anëtarësohen asnjëherë në një parti dhe votojnë rrallë here. […]

– Rënia e sistemit të klasave, pati për pasojë automatike rënien e sistemit të partive, kryesisht sepse këto, ishin parti interesash, të cilat nuk mund të përfaqësonin interesa klasore. […] Për pasojë, partitë zhvilluan gjithmonë e më shumë psikologji dhe idelogji në propagandën e tyre, gjithmonë e më shumë apologji dhe nostalgji të ideologjisë së tyre politike. […]

– Konkretisht, shenjat e para të rënies së sistemit të partive europiane, nuk ishin tek dezertimi i anëtarëve të vjetër të partive, por tek pafatësia i tyre për të rekrutuar përmes gjeneratës së re, dhe humbja e dakortësisë dhe të mbështetjes së heshtur nga masat e pa-organizuara: këto e shkundën në mënyrë të befshme apatinë e tyre duke shkuar gjithkund ku pane mundësinë për të shprehur kundërshtimin e tyre të ri dhe të dhunshëm.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here