Studentët: Arlind Qorri largohu nga protesta, ti nuk na përfaqëson…

0
131

Studentët kanë dalë hapur kundër pedagogut Arlind Qorri. Ata janë shprehur se disa neokomunista që duan t’i shpërndajnë studentë dhe të shuajnë protestën.

“Arlind Qorri nuk na përfaqëson, largohu nga protesta jonë. Lëvizja për Univesitetin dëshiron ta shuajë këtë protestë, pasi ata janë pjesë e Erion Veliajt. Janë neokomunistra. Por studentët janë më të vendosur se kurrë. Nuk jemi në ata që kanë qëlluar me vezë apo mjete të tjera. Janë këta provokatorët që duan të shuajnë protestën.”, u shpreh një nga  studentët i cili ishte duke mbajtur edhe një pankartë në dorë. “Bashkohuni me ne, mos rrini në kafene”, është një thirrje tjetër e re e studentëve sot.

Studentët kanë theksuar se në këtë protestë nuk ka vend për politikën dhe organizatat.

“Këtu nuk ka parti, ka vetëm rini. Jashtë organizat, jashtë partitë politike. Po mundohen të na përçajnë. Nuk duam të jenë me ne”, shprehen studentë.

 Shumë studentë nga universitet të ndryshme të Tiranës por edhe të rretheve po protestojnë në mënyrë paqësore.  Nga rrethet kanë ardhur edhe studentët e Shkodrës. “Ky do të jetë dhjetori i dytë dhe i fundit për Shqipërinë”, u shpreh një tjetër student.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here