Unaza/ Kryemadhi: Vjedhje e turpshme! Rama shkatërron jetën e qytetarëve për të përfituar 20 milion euro

0
99

 

Kryemadhi: Vjedhje e turpshme,  Edi Rama shkatërron jetën e 1000 familjeve për të përfituar në një dorë të vetme 20 milion euro

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama anullimin e menjëhershëm të projektit të Unazës së Re për të tre lotet. Gjatë takimit me strukturat e LGI-së, Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se po shkatërron jetën e 1000 familjeve shqiptare vetëm e vetëm për të përfituar me një dorë të vetme 20 milion euro.

 Nuk i përdori opozita banorët e Unazës së Re për të bërë protesta të dhunshme për të rrëzuar qeverinë. As për të kërkuar pushtetin në tavolinë, siç thotë Edi Rama, që opozita përdor protestat për këtë gjë. Por ama opozita mbështeti banorët dhe protestën dhe nxorri që projekti i Edi Ramës nuk ishte një projekt zhvillimi, por një projekt vjedhjeje. Ishte një projekt vjedhje aq i turpshëm, saqë sot unë dua të bëj krahasimin midis dy grupeve. Edi Rama shkatërron jetën e 1000 familjeve për të përfituar në një dorë të vetme 20 milion euro. Edi Rama shkatërron të ardhmen e fëmijëve të 1000 familjeve për të përfituar me një dorë të vetme 20 milion euro. Edi Rama shkatërron imazhin e vendit tonë duke falsifikuar firmën e një sekretari shteti për të përfituar për veten e tij 20milion euro. Edi Rama përdhosi simbolin tonë kombëtar shqiponjën, për të fituar 20 milion euro. Edi Rama bashkë me argatët e tij duhet urgjent të anullojë projektin e Unazës së Re”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here