‘Unaza’/ Basha: Ramës i çirret maska, hajdut që mbush xhepat e tij

0
88

 

Pas mega skandalit të publikuar mbrëmë nga emisioni “Të Paekspozuarit” në News24, në lidhje me falsifikimet e kompanisë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, vjen një reagim nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një dalje publike nga selia blu, Basha kërkoi që Autoriteti Rrugor Shqiptar të dalë para drejtësisë.

“Është e qartë për të gjithë se projekti i Unazës është një vjedhje dhe jo një zhvillim. Ne kemi dy muaj që e themi çdo ditë këtë gjë megjëte helmimi i propagandës i ka penguar qytetarët të shohin të vërtetën. Sot të gjithë po shohin Ramën pa maskë, një hajdut që për të mbushua xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë pleq e fëmijë. Mbrëmë këto fakte tronditëse u shfaqen në emisionin ‘Të Paekspozuarit’. ARRSH e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë. Të gjitha koncesionet e janë akte korrupsioni”- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here