Studentët nuk dorëzohen, presim që VKM të shfuqizohet

0
150

 

Studentët duken të vendosur në mospranimin e vendosjes së tarifës për provimet e mbartura.

Pas protestës masive që u zhvillua sot përpara Ministrisë së Arsimit tek rruga e Durrësit, ata u zotuan se rezistenca do të vazhdojë.

Nga vendngjarja dy prej studentëve aktivë në protestë.

“Ministrja ka firmosur vendime që janë kundër interesave të studentëve. Ne nuk jemi sqaruar aspak, nuk iu përgjigj pyetjeve tona. Kjo VKM si është miratuar ashtu duhet shfuqizuar.

Ajo na prek ne, ligji nuk paska efekt prapaveprues, kjo do prekë të gjithë ata që hyjnë në universitet. E vetmja mënyrë që donte ajo ishte të përçante studentët,” tha një studente.

Ndërkohë një tjetër student foli për reagimin e kryeministrit Edi Rama që i quajti kazanë protestuesit.

“Derisa VKM të shfuqizohet, studententët do rrinë në rrugë duke bojkotuar shkollën.

U vendos që në çdo fakultet në Tiranë apo rrethe, orët e mëngjesit do bojkotohen dhe studentët do protestojnë deri në shfuqizim.

Rezistenca studentore do vazhdojë pasi do kuptohet që të drejtat e studentët duhet të vihen në vend.  Nuk do i nënshtrohemi një arrogance që kërkon të bëjë show me fjalët,” tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here