Veliaj nuk përmbahet më, fyerje të reja për banorët e Unazës së re…

0
126

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është vënë në ballë të përballjes së qeverisë me banorët e Unazës së re.

Edhe pse ai projekt nuk është i Bashkisë së Tiranës, por i Ramës dhe vetë kryeministrit sipas opozitës po vjedh 40 milionë euro, Veliaj ka qenë më aktivi nga të gjithë në sulmet ndaj banorëve të Unazës dhe fyerjeve të tyre.

Pasi i quajti ‘shpellarë’, sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i krahasoi banorët e Unazës së re me talebanët në Afganistan.

Duke folur në një aktivitet të ministrisë së Mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj tha se edhe në Afganistan ka unazë.

‘Ka terroristë, ka talebanë, ka dhunë, ka autobomba, por ka dhe unazë’, është shprehur Erion Veliaj duke i krahasuar qytetarë e Shqipërisë, banorët e Tiranës dhe votuesit e tij, me terroristët talebanë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here