Fatkeqësisht është shumë aktuale edhe në Shkodër sepse vijnë prej fshatrave ata që duan të largohen prej këtij fenomeni. Është shumë e vështirë sepse ata nuk mund të dalin me shokët e tyre por duhet të qëndrojnë brenda (të izoluar). Mendoj që është një fenomen i cili ka mbetur prej shumë kohësh, Kanuni është shumë i hershëm pavarësisht se vazhdon edhe sot. Mendoj që duhet me u zhduk ky fenomen por duhet që familjet të falin njëri tjetrin. Për shkak se ne të rinjtë duam të jetojmë rininë, emocionet që i kemi në këtë moshë nuk i gjejmë më. Po, sigurisht duhet me qënë të sensibilizuar edhe institucionet , por më tepër njerëzit vetë, sepse jemi ne që e bëjmë këtë. Është me të vërtetë subjekt shumë i rëndësishë. Para pak kohësh kanë ndodh situata makabre edhe në Kosovë, që mund përafërsohet me historinë e Ana Frank, gjithashtu edhe në veri ndodh ende fenomeni i gjakmarrjes. Është një ndërthurje shumë e mirë, një sensibilizim që duhet ta ndjejmë të gjithë.
Këngëtarja shkodrane: T’i jepet fund gjakmarrjes
Duhet ti jepet fund fenomenit të gjakmarrjes që ende sot vazhdon të ngujojë të rinjtë shqiptarë. Është ky apeli i 17 vjeçares Anjeza Marku, këngëtarja që nesër do të interpretojë rolin e Ana Frank në operën “Anne dhe Zef” në Universitetin e Arteve. Opera ndërthur historinë e adoleshentes hebreje e cila ishte viktimë e Holokaustit me Zefin, një djalë shqiptar viktimë e gjakmarrjes. E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV për të folur pikërisht për këtë shfaqje, Marku tregoi për eksperiencën e saj me të rinj të cilët janë të ngujuar, ndërsa bëri apel që familjet të falin gjakun.