Narkotrafikanti shqiptar më i madh i Viterbo-s, hesht përpara hetuesve

0
134

Narkotrafikanti më i madh i Viterbo-s, i lidhur me krimin italian dhe atë shqiptar ka vendosur të heshtë përballë drejtësisë. Ismail Rebeshi, 35-vjeçari shqiptar i arrestuar në Viterbo për trafik droge u mor dje në pyetje në praninë e avokatit të tij, në burgun e Mammagialla-s në Viterbo, raportojnë mediat lokale.

Rebeshi u arrestua së bashku me tre persona të tjerë si pjesë e operacionit të koduar “Ichnos”

“Edhe nën mbulimin e dy aktivitete në dukje të rregullta, duke qenë pronar dhe menaxher i klubit të natës ‘Shisha’ dhe një pikë makinash në Viterbo, ai ka mbajtur një rol udhëheqës në trafikun e drogës në Italinë qendrore”, bënë me dije karabinierët e Carbonia-s.

“I lidhur të trafikantëve ndërkombëtarë shqiptarë, ai është akuzuar se i ka siguruar grupit sard 6 kilogramë kokainë dhe 1 kg e gjysmë heroinë, nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018”, saktësuan hetuesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here