Mehmetaj: Rama simboli i shkatërrimit dhe i dhunës. Mos kini më durim me të…

0
110

Siç e shikoni banorët janë sot më të shqetësuar se kurrë. Siç e shikoni janë të rrethuar gjithandej me oficerë të policisë. Marrin në mënyrë të vazhdueshme sinjale, presione, nga institucionet shtetërore, nga Bashkia e Tiranës duke u trembur se natën mund ti lënë pa drita, natën mund ti nxjerrin nga shtëpitë, natën mund ti lënë pa ujë dhe janë gjithë kohës në vigjilencë sepse çatia e shtëpive të tyre, mund të prishet edhe kur janë në gjumë. Ky është moment që duhet të reagojmë dhe banorët e kësaj zone mos ti lëmë vetëm. Askujt banori të Shqipërisë dhe në asnjë vend të botës nuk mund ti mohohet e drejta e tij themelori për të pasur çati në kokë. Dhe këtë po e bën Edi Rama për të përfituar milionat e eurove nga rruga korruptive që po tenton të bëjë këtu në Unazën e Re. Janë me përllogaritje mbi Mbi 20 milion euro që mendohet që janë nga taksat tona, nga taksat e shqiptarëve, fundi i të cilëve nuk dihet se ku do të shkojë dhe për këtë aferë të tmerrshme korruptive, Edi Rama është i gatshëm që shpirtin e tij t’ia shesë djallit dhe qytetarët e këtij vendi i nxjerr në rrugë në këtë të ftohtë, në prag të Vitit të Ri. Në vend që të festonin me familjet e tyre, përkundrazi do të ngelen rrugëve dhe nuk janë vetëm banorët e Unazës së Re. Sot fadromat po vihen përballë shtëpive të tyre, ndërkohë që është duke shkuar përballë banorëve që ndodhen në zgjatimin e Bulevardit të ri, por më besoni do të jetë pastaj edhe në banorët e tjerë të zgjatimit të kësaj rruge dhe përballë shtëpive të banorëve të gjithë Shqipërisë.
Mos e lejoni më këtë njeri, mos kini më mëshirë për këtë njeri, mos kini më durim dhe as mëshirë për Edi Ramën që është kthyer tashmë në simbol të shkatërrimit dhe të dhunës, por ti bashkohen të gjithë qytetarët shqiptarë kësaj proteste, sepse protesta për banorët e Unazës së Re, është protestë për familjet tona, për shtëpitë tona dhe për të drejtat tona themelore.
Ju falënderoj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here