“Mos harroni, nuk jeni vetëm” rrëfen Selena Gomez. Për herë të parë pas daljes nga psikiatria

0
133

Lajmi se Selena Gomez ishte rikthyer në rrjetet sociale, gëzoi të gjithë fansat e saj. Pas problemeve me shëndetin mendor, Selena i është përkushtuar vetëm punës dhe miqve të saj më të mirë.

Së fundmi, këngëtarja e hitit ”Heart wants what it wants”, ka dhënë një intervistë për revistën “Elle” në lidhje me shëndetin e saj, koleksionin e fundit sportiv si dhe pasiguritë që ajo ndjen. Siç dihet, Selena Gomez qëndroi për disa javë në spital si pasojë e krizës mendore që pësoi.

”Unë dua të fuqizoj femrat. Unë dua të përdor të bëj mirë dhe të realizoj sa më shumë muzikë dhe filma. Nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të më kishin mbështetur, në fakt e di se ngjan si klishé, por është e vërtetë. Kam menduar gjithmonë se kam dashur të jem një shembull i mirë për të gjithë. Do të them: Unë po provoj më të mirën time dhe për këtë arsye edhe ti mundesh. Vetëm provo më të mirën tënde, edhe përse është e vështirë. Mos harroni, nuk jeni vetëm”,rrëfen Selena për “Elle”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here