Zhdukja e ‘’Air Albania”, Briken Fejzullai tall kryeministrin: Hipni dhe shihni Stambollin! (Foto)

0
360

 

‘’Air Albania”, kompani shqiptare e fluturimit që u reklamua me bujë nga ana e qeverisë shqiptare, duket se është zhdukur nga qarkullimi ditët e fundit.

Madje ka zëra që turqit e ”Turkish Airlines”, që kishin rreth 49% të aksioneve në këtë kompani, kanë vendosur të mos vazhdojnë me investimin e tyre në vendin tonë.

Ndërkohë që askund nuk duken as avionët me mbishkrimin e Air Albania dhe me emrat e shkrimtarëve më të mëdhenj të vendit, si Lasgush Pogradeci.

Për të gjithë këtë situatë dhe për heshtjen e qeverisë shqiptare, përmes një fotoje ka ironizuar keq dhe kryebashkiaku i natës për Tiranën, Briken Fejzullai.

Duke huazuar mirëmëngjesin e Ramës, Fejzullai shkruan: MIRËMËNGJES, Dhe me këtë foto të këtij grupi turistësh elitarë shqiptarë, teksa hipin tek Air Albania për të parë Stambollin, ju uroj një ditë të mbarë!

Fotoja e postuar nga Briken Fejzullai

Fejzullai edhe më herët ka qenë kritik i ashpër i kryeministrit të vendit, duke e bërë qartë dallimin mes tij dhe Veliajt.

Kujtojmë se fluturimet e para të Air Albania u ndoqën në mënyrë të veçantë nga ERTV-ja e kryeministrit Rama, ndërsa qenë gazetarë, pensionistë dhe studentë të ekselencës qenë të parët që provuan aventurën e fluturimit me këtë linjë ajrore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here