Rrëfimi tronditës i Rudina Magjistarit: Ja pse e denoncova 37 vjeçaren

0
210

Rudina Magjistari ka zgjedhur që të prononcohet në lidhje me kërcënimet e vazhdueshme që i bënte një femër. Pas besdisjes me komentet fyese, Rudina ka thënë se e kishte toleruar, por kishte ardhur koha që edhe ta denonconte ndërsa ato nuk e njihnin njëra-tjetrën. RudinaMagjistari ka thënë për “Panorama Online” se kërcënimet 2 vjeçare që i kanë ardhur në adresën e saj në Facebook nga një femër.

-Policia ka bërë të ditur se një prezantuese televizive me inicialet R.M., ka marrë kërcënime për jetën në faqen e saj në Facebook. Bëhet fjalë për ju?

“Po bëhet fjalë për mua. Unë e kam toleruar shumë. Ka shumë kohë që shkruan dhe më bezdis me komentet e saj”.

-Çfarë iu ka shkruar?

“Pak rëndësi ka çfarë më kashkruar. Mund të them se më kashkruar shumë komente që për mua janë bezdisëse”.

-Kjo është fansja juaj? Si e ka emrin?

“Ajo është fansja ime në fan page Rudina Magjistari. Emrin nuk ia di. E ndërron shpesh profilin. Është i njëjti person që shkruan. Unë sa herë i bëj block, ajo hap profil të ri dhe shkruan. U kalua çdo lloj limiti dhe erdhi një moment që u detyrova të shkoj në polici dhe ti japin ata drejtim çështjes. Unë nuk vazhdoj më kështu. Besoj se është një njeri me fiksime, me siguri e tillë sepse nuk ka asnjë arsye, as nuk e njoh, as nuk më njeh”.

-Ka kohë që e keni bërë kallëzimin ju?

“Jo tani, ka pak kohë”.

-Kërcënuesja ishte femër?

“Po dukej që ishte femër. Ka dy vjet afërsisht që e bën këtë punë. Por unë tani e kam bërë denoncimin, pasi kaloi çdo lloj limiti. Në komentet e saj, të cilat deri vonë kanë qenë në inbox, tani u kalua në wall (në mur). Në komentet e saj duket se ka një humbje logjike. Aty përmend shumë persona, aty dhe humbet realitetin.Komentet kanë qenë fyese dhe kërcënuese. Kush e lexon e kupton që e ka humbur realitetin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here