Studimi i fundit, stresi nuk dëmton trurin por…

0
253

Universiteti Shtetëror i Oregonit pas disa studimeve për shqetësimet e jetës së përditshme ka arritur në përfundimin se stresi nuk është shkaktar i dëmtimit të trurit, shkruan prestigjozja health.com. Nuk është vetë stresi ai që dëmton shëndetin e trurit, por përgjigjet emocionale që vijnë me të.

Truri jonë është gjithmonë i mbingarkuar, çdo ditë merr informacione të reja apo shqetësime të përditshme siç është pritja e gjatë në radhë për vizitë te mjeku ose bllokimi i trafikut në autostradë etj…

Ajo që u shpjegua në këtë studim është se këto incidente mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit të të moshuarve, por janë reagimet emocionale që rrjedhin prej tyre që kontribuojnë në rënien e aftësive njohëse. Të moshuarit duhet të jenë më të përgjegjshëm për reagimet e tyre emocionale.

 

Në studimin e botuar në revistën “Mjekësia Psikosomatike” u përfshinë 111 persona të moshës mes 65 dhe 95 vjet për një periudhë prej 2 vjet e gjysmë. Ata që iu përgjigjën ngjarjeve stresuese me më shumë emocione negative dhe raportuan një gjendje përgjithësisht më të keqe, treguan luhatje më të mëdha në punën e tyre, çka sugjeron një shëndet më të keq të trurit te njerëzit më negativë dhe reaktivë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here