Kenia: Konfirmohet se vajza italiane është gjallë, mund t’i shitet terroristëve

0
139

Silvia Romano vajza italiana e cila u rrëmbye nga disa persona të armatosur në qytetin e Kilifit, Kenia, është konfirmuar se është gjallë.

Deri para pak ditësh asgjë nuk dihej rreth fatit të vajzës italiane, burime për “The Star” konfirmojnë se Silvia Romano, punonte për një organizatë jofitimprurëse. Ky fakt është bërë i ditur gjatë një bisede telefonike mes një të dyshuari dhe bashkëshortes së tij. Një person, që u bë dëshmitar i minutave të tmerrit u shpreh për “ANSA” se ajo po bërtiste.

“Rrëmbyesit e vullnetares italiane donin një shumë parash për ta liruar, por Silvia nuk kishte para as telefon. Ata ishin të paktën 4 persona. Ne i ndoqëm, por ata filluan të qëllonin për të na mbajtur larg. Ne kishim vetëm thika”, -shprehet një dëshmitar i ngjarjes.

Megjithatë autoritetet kanë frikë se Romano mund t’i shitet terroristëve AL Shabaab në Somali.
Policia e Kenias ka publikuar emrat e tre të dyshuarve si autorë të rrëmbimit dhe ndërkohë kanë vendosur një shpërblim për këdo që ka informacion mbi vendndodhjen e vajzës dhe të dyshuarve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here