Meta pret Ambasadoren në largim të Kinës: Forcuat bashkëpunimin…

0
198

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim lamtumire, Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, zonjën Jiang Yu, në mbyllje të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e spikatur të Ambasadores Yu, për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Kinës, në traditën më të mirë të tyre, gjatë mandatit të saj.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi angazhimin e Ambasadores Jiang Yu për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe atë kulturor dypalësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here