Mbledhja Kosovë-Shqipëri, acarohet Vuçiç: Kulmi i hipokrizisë

0
156

 

Mbledhja mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës sot në Pejë ka nervozuar drejtuesit politikë në Beogradin zyrtar dhe konkretisht Presidenti e vendit, Aleksandër Vuçiç.

Ai shprehet se kjo mbledhje është një hipokrizi për të gjithë shqiptarët, por edhe për të gjitha ata që e lejojnë që të ndodhë një gjë të tillë.

“Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, shprehet ai.

Tonet mes Kosovës dhe Serbisë janë acaruar ndjeshëm pas dështimit  të Kosovës për t’u bërë pjesë e Interpol si dhe vendosjes së tarifës për produktet serbe nga Kosova në masën 100 për qind.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here