Zbardhet ngjarja e te helmosurve në Durrës, masa drastike për…

0
223
Në reagimin e Inspektoriatit të Durrësit thuhet se paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur nga gazi i disa kondicionerëve të çmontuar. Sipas saj lëvizja e tyre ka shkaktuar përhapje të gazit helium dhe punëtorët kanë pasur marrje mendsh e këputje.
Në njoftim për mediat policia bëri me dije. “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një rrobaqepësi në Fllakë, Durrës ku 8 punëtorë nuk janë ndjerë mirë dhe shoqëruar në spital ju informojmë se: Sot disa punëtorë i kanë lëvizur kondicionerët për t’i nxjerrë jashtë ambienteve të punës dhe dyshohet se ka leshuar gaz helium. Për pasojë punëtoret nuk janë ndier mirë dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Gjendje shëndetësore e tyre është përmirësuar ku 6 prej të cilave kanë dalë nga spitali dhe 2 janë dërguar në spital në Tiranë jashtë rrezikut për jetën”.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është shoqëruar pronari i rrobaqepësisë, shtetasi italian G.S. dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes. 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here