Ngjarje e rëndë në Paskuqan/ Krim brenda familjes, autori në kërkim

0
102

Një krim brenda familjes ka tronditur kryeqytetin paraditen e të mërkurës në zonën e Paskuqanit. Dyshohet paraprakisht se ish-dhëndri ka qëlluar me armë zjarri në familjen e ish-gruas së tij.

Mësohet se nga të shtënat, dy persona dyshohet të kenë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Burime për mediat bëjnë me dije se autori është arratisur pas krimit. Identiteti i tij mësohet se është Don Hutra, 35 vjeç, i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj familjes së ish gruas së tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pritet një njoftim zyrtar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here