Qeveria ka humbur busullën, është kapur prej oligarkëve

0
126

Deputeti i LSI-se Shezai Rrokaj ka zhvilluar nje interviste per ChannelOne ku kjo interviste eshte perqendruar rreth protetstes se banoreve te Astirit qe u zhvillua dje perballe parlamentit.

Nga kjo interviste Rrokaj ka dale ne perfundimin se: Qeveria e ka humbur busullen dhe eshte kapur prej oligarkeve. Shteti social ka perenduar thote ai.

 

Protesta e banorëve të Astirit përballë Parlamentit, përballje fizike me forcat e policisë, disa të lënduar, megjithatë Kryeministri ishte i prerë, nuk ka dëmshpërblim për ata që nuk kanë titull pronësie….

Prej disa ditësh banorët e Unazës së Re, po protestojnë, sepse në të drejtën e tyre ata duhet të dëmshpërblehen, pasi këto ndërtime janë bërë në rrjedhë të viteve, atëherë kur shteti nuk ishte shtet dhe kur individët nuk e respektonin shtetin. Nuk është se shteti ka pasur gjithmonë të drejtë dhe ka zbatuar ligjin, sepse po të ishte kështu nuk kishte pse shteti të përfshihej në gjithëproces legalizimesh kudo ku kanë ndodhur. Disa janë nëproces legalizimi, disa janë legalizuar, disa kanë mbetur pa u legalizuar. Por në momentin që ndërmerret një vepër publike, që me të drejtë duhet bërë, ndonëse opozita ka dyshimet e veta për çmimin e këtij transformimi urban, qeveria ka  dy të drejta, ndaj publikut dhe ndaj opozitës.  E para, të tregojë si përligjet ky çmim prej 40 milionë euro për 2 km rrugë.  Dhe nga ana tjetër, të dëmshpërblejë pa kushte çdo centimetër të banesës që do të shembet, sepse shteti në radhë të parëështë shtet social dhe para habitatit, banesës së individit, nuk ka ligj të thotë se nuk do shpërblehesh ti për shtëpinë tënde. Po flasim për banesat. Për banesat është tjetër gjë dhe për bizneset është tjetër gjë. Banesat duhet të dëmshpërblehen, sepse dëmshpërblimi i banesës lidhet drejtpërdrejt me gjetjen e një banese tjetër.   Ku do t’i lëmë qytetarët në rrugë? Por është gjithë kaosi i këtij tranzicioni, ku shteti e kishte të pamundur të tregohej shtet, për të mos i lejuar individët të ndërtonin në vende ku planifikoheshin vepra urbane.  Vetë liderët politikë në kohë të ndryshme, qoftë dhe nga Rama, qoftë dhe nga e djathta, herëështë thënë që kjo zonë nuk do të dëmshpërblehet, herëështë thënë që do të dëmshpërblehen. Dhe mendoj që vepra publike është e nevojshme të bëhet dhe në këtë pikë opozita është plotësisht dakord, por opozita nuk mund të pranojë që qeveria të bëhet kokëfortë përballë të drejtës për habitat, për shtëpi. Përballë të drejtës për shtëpi, qoftë edhe sikur të jetë pa shtëpi, ty qeveria duhet të gjejë banim, kështu që këta banorë për shtëpitë e tyre duhet të dëmshpërblehen në çdo qindarkë, kurse për bizneset duhet të ketë një formulë tjetër. Qytetarët duan të dinë dhe opozita do të jetë më e qartë, se cili ështëfizibiliteti i këtij aksi urban, në pikëpamje të çmimeve dhe të kostove.

Liderët e opozitës duhet të ishin sot në protestë?

Opozita sot kishte dy momente madhore, paralelisht me gjithë atë kor të zbukuruar brenda Kuvendit, ku pretendohej se ishte buxheti më i mirë, më i arrirë ndonjëherë nga një forcë politike me vepra të mëdha etj., u përpoq t’u shpjegonte shqiptarëve se çfarë është realisht ky buxhet, që po kalon në sallëne Kuvendit. Pra opozita nuk mund të ishte dekor i Kuvendit për njëpseudobuxhet, sepse atje dihet që numrat qëmazhoranca i ka, por nga ana tjetër ,ajo donte të tregonte që ky buxhet nuk është një buxhet për qytetarët, sepse ky buxhet fundos qoftë nëpërmjet taksave, qoftë nëpërmjet PPP, koncesione, fundos akoma më shumë borxhin publik, duke e shpënë atë mbi 80%, qëështë një shifër që krijon pasiguri të mëdha në pikëpamje të kostove dhe në pikëpamje të përballimit nga qeveritë e ardhshme. Aksioni i opozitës, ishte në radhë të parë që paralelisht me mazhorancën t’u tregonte shqiptarëve, buxhetin që i pret për vitin që vjen dhe nga ana tjetër të mbështeste gjithë protestën e qytetarëve tëAstirit. Unë kam qenë në krah të një 60-vjeçareje, e cila u rrëzua dhe çdo njeri i lënduar, qoftë nga ana e forcave të rendit, qoftë nga ana e qytetarëve, Kryeministri duhet t’i trajtojë në të njëjtën mënyrë. Kryeministri duhet ta kuptojë që, sado që mund të ketë problematika, po ashtu edhe njerëz që mund të kenë shpërdoruar, qëndrimi i Kryeministrit duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Qoftë t’u sigurojë banim në qoftë se i shpërngul nga ai vend ku ata jetojnë, dhe nga ana tjetër, të trajtojë në pikëpamje qytetare, qoftë edhe forcat e rendit, sepse edhe ata janë bij të popullit dhe kryejnë një detyrë, por qoftë edhe qytetarët, të cilët janë në po aq të drejtën e tyre të protestojnë për kërkesat që ata kanë, sepse po largohen nga vendi ku ata banojnë prej vitesh tashmë.

Edhe pasditen e kësaj të enjteje, sikurse çdo pasdite në orën 17:00, ata janë mbledhur tek Unaza e Re për të protestuar, por megjithatë duket sikur kjo situatë nuk ka zgjidhje, apo jo? Është i kotë vijimi i protestës nga ana e tyre, duke parë qëndrimin e Kryeministrit?

Unë them që qytetarët duhet ta çojnë deri në fund protestën e tyre, sepse është një e drejtë legjitime. Besoj që Kryeministri duhet ta ketë në fund të fundit ndjeshmërinë ndaj qytetarëve të vet. Nuk mund t’i tregohet qytetarit ligji tani, ndërkohë që ligjin e kanë shkelur me të dyja këmbët si qytetarët, ashtu edhe vetë shteti, i cili kishte detyrimin të zbatonte ligjin nëpërmjet organeve të veta, siç janë Policia e kështu me radhë. Pra, këtu nuk po flasim për një shtet normal, që është ndërtuar normalisht në këtë periudhë tranzicioni. Shteti dhe vetë aksioni i qytetarëve në kërkim të një jete më të mirë kanë lëshuar pak nga ajo që quhet zbatimi i ligjit. Për pasojë, të thënit se do të zbatojë ligjin tani, unë them që tani e tutje po, por jo për çfarë ka ardhur deri tani, sepse përndryshe gjithë procesi i legalizimeve, urbanizimeve, i këtij kaosi urban, që ka ndodhur në tërë këto vite tranzicioni, që po i kushton jashtëzakonisht shumë Shqipërisë, ky kaos urban duhet të marrë gradualisht zgjidhje. Pra, stop deformimeve të ligjit, por zgjidhje hap pas hapi i problematikave të qytetarit, sepse, në fund të fundit, shteti për kë është, është për qytetarët, edhe një qytetar që mund të mbetet aty jashtë ka të drejtë, se nuk mund t’i thuhet atij se do të jap banesë sociale për tri vite, po pas tri vitesh ku do të shkojë ai. Nuk janë qytetarë që gëlojnë miliona dhe nuk kanë ku i çojnë, janë qytetar që e kanë ndërtuar jetën e tyre në rrjedhë të viteve.

Tani edhe këtë e pretendon Kryeministri, sepse tha që kanë nga 7-8 shtëpi, apo biznese në jug shumë prej atyre banorëve që protestojnë, madje i paralajmëroji ata sot nga salla e Kuvendit.

Ata mund t’i kenë realisht, unë nuk e vë në dyshim atë që thotë Kryeministri, ajo që unë vë në dyshim është kjo që e para, nuk janë të gjithë ashtu; dhe e dyta, çdo ndërtim i pa kundërshtuar nga shteti në rrjedhë të viteve është bërë legjitim.

Edhe një gjobë po të vendoset po të kalojnë 2 vjet zërohet, ndërsa kjo ka njëzet e kusur vite

Tani ato ndërtime janë legjitime, i ka legjitimuar koha, i ka legjitimuar mosfunksionimi i shtetit dhe iniciative pa koncept e qytetarëve, qytetari në momentin e mungesës së shtetit i bindet të drejtës natyrore, ku gjen bën. Pra këto shtëpi janë të legjitimuara nga vetë kaosi në të cilin ka kaluar ky tranzicion dhe nuk mund të përmendet ligji, por tani e tutje duhet të zbatohet ligji, por për çka rrjedhur deri tani mendoj që gjithmonë duhet gjetur zgjidhje që të kënaqin të dyja palët ose të dyja palët duhet lëshojnë deri aty sa mes tyre të ketë një kompromis.Unë e ftoj Kryeministrin që të ulë tonet, të kuptojë që edhe një qytetar ka të drejtë për një habitat, në radhë të parë ata që nuk kanë një banesë, por në radhë të dytë çdokush që ka ndërtuar diçka për të banuar, për çështjet e bizneseve duhet të ketë një kompromis tjetër, i pranuar edhe ky nga të gjitha palët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here