Denoncon PD. Lirimi i përdhunuesit Rexhep Rraja, drejtësia ka rënë…

0
151

Partia Demokratike ka reaguar pas lirimit të Rexhep Rraja, duke e vlerësuar këtë si vepër të pushtetit kriminal. Drejtësia ka rënë, kjo tregon qartë se është në kontroll të Edi Ramës.

REAGIM I PARTISE DEMOKTRATIKE

Vendimi për lirimin e përdhunuesit Rexhep Rraja është një tjetër provë e rënies së sistemit të drejtësisë. I biri i deputetit mafioz të Fushë Krujës është lënë i lirë jo për t’i shërbyer komunitetit, por për t’i shërbyer pushtetit kriminal të Edi Ramës. Lirimi nga burgu i djalit përdhunues të deputetit socialist tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë që kontrollon Edi Rama. Nga njëra anë, mbahen në burg qytetarët që nuk paguajnë dot dritat, nga ana tjetër, lihen të lirë ata që vjedhin votat për Edi Ramën, përdhunuesit, vrasësit dhe trafikantët e drogës. Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin vjedh votat dhe bashkëqeveris.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here