Panairi i librit një nga vlerat me te rralla që i jep dritë të veçantë zymtësisë së kryeqytetit.

0
140

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi me ane te nje postimi ne facebook e ka cilesuar panairin e librit  padyshim që është një nga vlerat e rralla, që i jep dritë të veçantë zymtësisë së kryeqytetit. Aq më ndriçuese bëhet atmosfera kur në stendat e shtëpive botuese takon fëmijë dhe të rinj të etur për dije e kulturë ka shkruar Kryemadhi.

Ja postimi  i saj i plote:

Panairi i përvitshëm i librit padyshim që është një nga vlerat e rralla, që i jep dritë të veçantë zymtësisë së kryeqytetit. Aq më ndriçuese bëhet atmosfera kur në stendat e shtëpive botuese takon fëmijë dhe të rinj të etur për dije e kulturë.

Në vizitën e sotme në panairin e librit u njoha, përveçse me botimet e reja, edhe me shumë qytetarë të rinj e të vjetër, që edhe pse në kushte të vështira ekonomike mbeten miq dhe lexues të librave.

Kjo është një vlerë e madhe e qytetarisë shqiptare, që duhet mbështetur dhe promovuar edhe me politika zyrtare.

Suksesi i këtij panairi tregon qasjen model që shqiptarët kanë me librin, sikundër është kambanë për ne si politikanë që t’i krijojmë lehtësira sidomos të rinjve të jenë sa me pranë librave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here