Kryetari i bashkise i natës, miku i Veliaj, ironizon: Ja si do të duket flamuri i ri pasi hoqëm vulgarin (Foto)

0
252

Ish-kryebashkiaku i natës në Tiranë, Briken Fejzullai dhe një nga miqtë e Erion Veliajt, ka vënë në lojë kryeministrin Edi Rama lidhur me heqjen e simbolit të Shqiponjës.
Fejzullai duke përdorur mirëmëngjesin e famshëm të Ramës, ironizon me kryeministrin duke e shndërruar simbolin e shqiponjës me simbolin e një gjethe kanabisi, duke qenë se kjo e fundit jo pak herë është parë si simbol i qeverisjes Rama, duke kujtuar këtu kanabizimin e vendit.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Dhe me këtë imazh të ri të flamurit tonë kombëtar, i cili zëvendëson atë vulgarin që kishim, ju uroj një ditë të mbarë! ~ SKËNDERBEU II @edirama.al”, shkruan Fejzullai në reagimin e tij.
Rama është përballur më një sërë reagimesh të forta në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit, për shkak të thënies së tij se Shqiponja në hyrje të kryeqytetit ishte një simbol vulgar që duhej hequr njëherë e mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here