Kejsi, e fejuara e Stresit, gjatë gjithë kësaj periudhë të vështirë që reperi po kalon, teksa ndodhet ende i arrestuar, i ka qëndruar pranë dhe e ka treguar hapur të gjithë dashurinë që ka për të.
Ajo së bashku me familjen e saj besojnë në pafajsinë e tij dhe presin që së shpejti të lirohet.
Në një intervistë së fundmi nga Keisi mësuam se ajo bashkë me Stresin i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni private ku ishin të ftuar vetëm miqtë e afërm të çiftit.
Pas martesës së papritur, Keisi ka bërë një ndryshim rrënjësor në profilin e saj.
Në bio-n e saj ajo ka vendosur mbiemrin e Stresit, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet e ndarjes mes tyre.