Me video, ja si e priten arëbëreshët Presidentin Meta

0
156

Këto janë pamjet para takimit të dy presidentëve; italian dhe shqiptar te kolegji i Shën Adrianit, në Kalabri (Itali).

Presidenti Ilir Meta dhe Presidenti italian Sergio Matarella janë pritur nga arbëreshët, përfaqësuesit dhe autoritetet e tyre vendore, drejtuesit e bashkësive fetare arbëreshe, personalitete të ndryshme, pedagogë, studentë arbëreshë.

Presidenti është pritur me ngrohtësi dhe entuziazëm nga qindra arbëreshë, që kishin dalë ta prisnin. Dhjetra nxënës të shkollave janë afruar ta takojnë Presidentin duke tundur flamuj shqiptarë.

Në përfundim të takimit të dy Presidentët do të përurojnë një pllakatë për nder të 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar.

Meta pritet të zhvillojë takime zyrtare edhe me drejtuesit dhe përfaqësuesit vendorë të Kalabrisë si dhe të vizitojë Universitetin e Kozencës, në të cilin shkollohen shumë studentë arbëreshë dhe shqiptarë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here