Kumbaron e kapi makthi i politikanëve. Në vend të dashnores së…

0
244

Fortuna në gotë që shkaktoi provokimi i Mirela Kumbaros për të rfuzuar pallimin me ata që nuk kanë libra në shtëpi, iu kthye ministers në një boomerang. Ashtu siç ndodh shpesh me pjestarët e rilindjes, i gjithë debati vuri në qendër personin duke sfumuar idenë. Shumë qytetarë, gazetarë, përdorues të rrjeteve sociale filluan ta shigjetojnë ministren për gjuhën e përdorur, për imponim të shijeve seksuale që janë zgjedhje private e gjithëkujt dhe për ekzibicionizëm të pavend.

Pak ditë më pare, në emër të “Lëvizjes Kombëtare Për Lexim”, ministrja zgjodhi një citat të cilit nuk i’a tregoi burimin që shkurtimisht thoshte: “Nëse shkon në shtëpinë e dikujt dhe sheh që s’kanë libra, mos u q* me ta”.

Natyrisht zgjedhja e Mirela Kumbaros, nuk qe e pafajshme. Ai ishte një postim që donte të tërhiqte vëmendjen. Një mënyrë se si e mendoi ajo për të bërë të flitet për librin, për leximin dhe për një model në zhdukje që sa vjen e zhvlerësohet në lidhjet e pasionit, botën shpirtërore dhe formimin e partnerit.

Deri këtu gjithçka ishte në rregull, dhe ministrja e kulturës nuk ishte e vetme në këtë këmbëngulje të saj. Me siguri shqiptarët që i kanë dhënë të drejtë (ka të tillë që ende nuk e kanë braktisur vendin), nuk kanë qenë pak.

Pra, mëkati i saj nuk qe ky qëndrim, por mënyra se si ajo u soll pas reagimeve që shkaktoi statusi i parë. Ajo postoi një të dytë ku bënte hapa pas duke nënvizuar faktin se njerëzit ishin revoltuar nga përkthimi i keq dhe se kjo thënie nuk qe e saja, por e një shkrimtari kontrovers, John Waters.

“Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim. I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos braktisur librin e leximin, si dhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti.”

Po të shihen me kujdes dy argumentat e zbythjes së ministers, ato nuk qëndrojnë.

E para, nëse ajo donte vërtetë të mos identifikohej me atë shprehje, ajo mund ta kishte cituar që në fillim shkrimtarin John Waters. Fakti që se bëri në herën e parë por vetëm pas rreagimit të turmave (poshte)të bën të dyshosh se më shumës sesa e ka bindje, ajo donte të bënte show.

E dyta, alibia e gabimit në përkthim nuk qëndron. Askush nuk ra pre e përkthimit të gabuar të tekstit. Fjala “fuck” gjithëmonë përkthehet “q*j”. Në status nuk shkruhej “don’t have sex”, “mos bëni seks”, por një formë më e drejtpërdrejtë, enkas për të tërhequr vëmendjen.

Duke bërë këtë zbrapsje, Kumbaro e dëmtoi kauzën e saj, duke dëshmuar frikë dhe duke e personalizuar debatin nga ideja tek vetvetja. Atë e kapi makthi i të gjithë politikanëve, që i tremben reagimit të turmave. Në vend të dashnores së librave fitoi makiavelizmi që do të ruajë imazhin e ministers. Dhe kjo frikë nuk i bën aspak mirë misionit fillestar, atij të nxitjes së leximit, për të cilin ai vlente edhe një provokim i rëndë. /Lapsi/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here