Po i shembin shtëpine/ Proteston: Më kane kërcënuar….Ja çfar thotë ai

0
182

Banorë të zonës së Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë për prishjen e banesave të tyre. Ata kërkojnë dëmshpërblimin që u takon, por nga ana tjetër hedhin akuza se po ua shembin shtëpitë për të ndërtuar pallate, në një zonë ku kanë ndërtuar deputetë të PS.

Në shenjë proteste, banorët janë ulur në dy akset e rrugës kryesore, duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve. Për mediat, një banore tha se duan fillimisht dëmshpërblimin për prishjen e banesave për ndërtimin e një segmenti rrugor në zonën e Unazës së Re, e më pas të dalin nga shtëpitë.

“Më kanë kërcënuar”, u shpreh për mikrofonin e Neës24, një nga protestuesit. “Më ka shoqëruar policia për mos me dalë në protestë. A është e ligjshme kjo: Jo. Po kjo që më bën kjo bandë që më jep 15 ditë ultimatum, ca është”, ka vijuar i indinjuar banori.

Një banore e zonës kërkoi takim me Kryeministrin Rama. “Ato kanë hall të ndërtojmë pallate. Rama kur erdhi në pushtet th: keni legalizim falas. Ne se donin falas… Të na japin paratë, jo të dalim në rrugë, kjo është prishje selektive. Ne s’jemi budallenj, jemi më fëmijë të vegjël. Të vi Edi Rama, ose të vemi ne ta takojmë”, tha ajo.

Një banor tha është devijuar nga projekti fillestar dhe prishjet e banesave po bëhen selektive. “Ne jemi te vdekur”, u shpreh ai. Një tjetër protestues, tha se dëmshpërblimet që jepen për banesat e tyre janë qesharake. Ai u shpreh, se me aktin e shembjes së banesave të tyre, Kryeministri po i përzë nga Shqipëria siç bënë grekët me çamët.

“Të behet projekti, nuk e kundërshtojnë rrugën se nuk jemi engjëj ne, por bëje projektin siç është për ta bërë. Siç është rruga. Urdhëro siç është andej matanë, po të filmoni ju është rruga, kalojnë pallatet distancë, na lër dhe na le dhe ne kohe të diskutojmë me firmën e ndërtimit, sepse na kanë ardhur për të bërë pallate këtu. Ca po bëhet? Prishje selektive. 30 metra, thotë ai. 30 metra vjen nga Lana, do vazhdoj dhe Lana, do vijë 40 metra. Se andej ka oligarkët e qeverisë që e kanë rrethuar vendin me llamarina dhe andej është toka boshe. Këtej është toka me banorë, po banorët i shtypin ne, thotë ai, atij s’kemi ca i bëjmë se na jep lekë. E kupton? Ne jemi djem të rinj siç na shikon dhe duam të jetojmë këtu nuk duam të marrim rrugëve të azilit të Azilit, sa në Francë, në Angli, Gjermani, siç do kryeministri. OK, dakort, po e bëjnë siç e bënë me çamët grekët, që i përzunë nga po neve po na përzë kryeministri jonë. Ne do ikim vetë. Ndërsa çmatët i përzuri Greqia. Ne po na përzë ai, do marrim do marrim valixhet do ikim me kalamaj. Ça përgjigje do i japi fëmijës ai? Ku do ta çojë? Për 15 ditë i ka lënë afat”,tha një tjetër banor. Jep një dëmshpërblim qesharak, shtoi ai

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here