Kur i hapet dosja Sandër Lleshit? Ja deklarata ‘bomb’ e Bashës….

0
706

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot i pranishëm në Zonë e Lirë ku u pyet nga gazetari Arian Çani për propozimin e ri të Ramës për ministër i Brendshëm.

Ishte Saimir Tahiri në fillim, që hapi krahun, pastaj Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen pas një sherri me Edi Ramën, pastaj vjen ky

PD nuk është autoriteti i dosjeve, ky personazh prej 5 vitesh është këshilltar i Ramës për sigurinë. Kaq dihet, nuk ka rëndësi gjërat e tjera. Por patëm prova për lidhjet e drogës të Saimir Tahirit. Letrat thonë bashkëpunim me Habilajt. Nuk ka shkelje në Itali, por ka në Shqipëri ama. I dyti u largua pas një tjetër skandali. E kishte vëllain trafikant. Fabrikoi një dëshmitar të rremë për të goditur opozitën. I treti nuk është figurë politike, është vartës i kryeministrit. Nuk e njoh nëse është njeri i mirë. Nuk e njoh nga afër, nuk e di a pi alkool, a pi duhan, e trajton mirë bashkëshorten. Por duhet ajo që është me interes për publikun.

Pse nuk e dekreton Meta?

Është çështje e tij, punë mes Presidentit dhe kryeministrit. Ajo që mund të them nga ana politike është që është një vartës i kryeministrit. Një person pa personalitet politik, pa përgjegjësi politike, pa rrënjë. Ai është 100% si shkak i vullnetit të Ramës. Kaq dimë deri më sot.

Do e keni të vështirë për t’i gjetur gjëra?

Detyra nuk është të gjejë gjëra te ministrat, por të shohë a i shërben publikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here