Dalin shifrat alarmante të mjekëve që kërkojnë të largohen nga Shqipëria…

0
135

Nga disa studime të TFL del një tjetër tregues alarmant, se mjekët po e mendojnë seriozisht ikjen e tyre në emigrim. Nga marrja në intervist të personave mbi 50% të tyre e pohojnë mundësin e ikjes dhe pse janë mjekët më të mirë në spitalet universitare.

Ekspertja ka folur në lidhje me këtë temë dhe sqaron se ikja e mjekëve do të krijojë një gropë të madhe brenda stafeve akademike në fakultetet e universitetit të mjeksisë.

Studimi i referohet treguesit zyrtar 1.2 mjek për 1 mijë banorë por sipas ekspertes ky numër ka pësuar ulje vitet e fundit dhe mund të ketë zbritur në 1 mjek në 1 mijë banorë. Studimi i referohet të dhënave të marra nga Urdhri i Mjekut ku 760 mjekë kanë tërhequr deri më tani certifikatën e sjelljes së mirë që kërkohet vetëm për jashtë vendit, ndërsa nga dhoma e mjekëve të Gjermanisë numri i mjekëve shqiptarë të punësuar në këtë shtet e ka kaluar shifrën e 520 mjekëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here