Adele rikthehet në skenë pas lindjes së fëmijës

adeleTashmë është konfirmuar, artistja e shumë kërkuar Adele do të jetë për herë të parë pas lindjes së bebes në skenë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Adele, e cila ka nënvizuar se do të jetë e lumtur që do të këndojë një prej hiteve të momentit “Skyfall” në ceremoninë e “Academy Awards”. Parashikohet që këngëtarja angleze të këndojë “Skyfall”, që është dhe kolona zanore e filmit me të njëjtin titull që ka si protagonist agjentin sekret James Bond. Lajmin e ka bërë të ditur vetë stafi organizativ i “Academy Awards”, që citon një deklaratë të Adele: “Jam e nderuar që jam nominuar”. Kënga në fjalë fitoi çmimin e kolonës zanore më të mirë në ceremoninë e “Golden Globes”, ndërsa filmi ka rezultuar kampion në historinë e arkëtimeve.

Share it :