Një ngjarje e rëndë tronditi dje opinion publik në vend, teksa në Lushnjë u gjet në koshat e plehrave një foshnjë e vdekur
Nëna e foshnjës u identifikua 32-vjeçarja me inicialet A.Nexha, e cila është edhe e dyshuar për hedhjen e foshnjës në kazanin e mbeturinave dy ditë pas lindjes.
32-vjeçarja ka dhënë këtë përgjigje:
Hodha foshnjën në plehra, pasi kam edhe tre fëmijë të tjerë dhe nuk kisha mundësi ekonomike për ta mbajtur”.
Dyshohet se shtetasja A.Nexha e ka hedhur foshnjën duke menduar se dikush do të dëgjonte të qarat dhe do të shpëtohej në sajë të ndërhyrjes së Policisë, njofton Panorama. Por fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur e për rrjedhojë, foshnja fatkeqe është gjetur pa jetë nga banorët.
Ata sinjalizuan menjëherë Policinë dhe pas hetimeve të kryera dhe verifikimit të disa kamerave të subjekteve përreth, u arrit të identifikohej dhe ndalohej nëna e re.
Policia bëri të ditur:
Rreth orës 08:30, në lagjen ‘Kongresi’ në Lushnjë, në afërsi të Bashkisë Lushnjë, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnjë dyditëshe e pa jetë. Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A.N., 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.”
Pas shoqërimit, gruaja e ka pranuar menjëherë veprimin e kryer, teksa ka pohuar se kishte qenë e detyruar të vepronte në këtë mënyrë pasi nuk kishte bukë as për tre fëmijët e tjerë.
Në Polici 32-vjeçarja, që i përket komunitetit rom është shprehur: