“Emigracioni ka njohur vetëm rritje”, Basha: Zgjidhja që Rama jep është të sjellim njerëz nga Bangladeshi

0
107

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u  shpreh se  Shqipëria është i vendi i vetëm në rajon ku për shkak të dështimeve të Edi Ramës për 8 vite me rradhë, emigracioni ka njohur vetëm rritje.

 Basha:

“Shqipëria është i vendi i vetëm në rajon ku për shkak të dështimeve të Edi Ramës për 8 vite me rradhë, emigracioni ka njohur vetëm rritje. Zgjidhja që ai jep është të sjellim njerëz nga Bangladeshi. Zgjidhja që ne japim është të sjellim investime europiane, investime amerikane, pasi ta trajnojmë rininë me kushte dhe procese europiane të trajnimit profesional.”

Po ashtu lideri demokrat shprehet se shumica e dërmuese e shqiptarëve është e etur për ndryshim.

Basha: Shumica e dërmuese e shqiptarëve është e etur për ndryshim. Tani është në dorën e tyre ta bëjnë të mundur me votë. Ata që duan ndryshim të dalin masivisht të votojnë, kjo është garancia që një pakicë absolute mundon të ruaj status quo për veten e tyre dhe në kurriz të shqiptarëve do dështojë në çdo lloj marifeti që kërkon të përdorë. Nga kjo pikëpamje edhe kjo që ka dalë është një nga marifetet e radhës që tregojnë panikun që i ka kapur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here