Urina është e turbullt? Kujdes! Ja çfarë i ndodh trupit tuaj…

0
353

Nëse deri më sot nuk keni ndaluar për pak çaste që t’i kushtoni vëmendje urinës suaj, duhet ta bëni tani!

Nuk e merrni dot me mend se sa shumë arrin t’ju tregojë ajo rreth shëndetit tuaj, thjesht dhe vetëm përmes ngjyrës së saj.
Nëse vini re se urina është e turbullt, arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet:
Sëmundje kronike e veshkave
Një sëmundje e tillë konsiston në rënien progresive të aftësisë së veshkave për të kryer një nga funksionet kryesore: filtrimin e mbetjeve të metabolizmit nga gjaku, çka çon në nxjerrjen e proteinave (arsye pse urina ka atë ngjyrë).
Simptomat ë tjera janë lodhje, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje e muskujve dhe zverdhje e lëkurës.
Gur në veshka
Kur gurët lëvizin shkaktojnë gërvishtje të vogla që shkaktojnë gjak në urinë dhe e bëjnë atë të duket e turbullt.
Diabet
Nëse përpos urinës së turbullt ndjeni vazhdimisht etje dhe urinoni shpesh, një kontroll mjekësor sugjerohet me patjetër.
Vaginitis
Vaginitis- i është një inflamacion i vagjinës që shoqërohet me urinim të dhimbshëm, shkarkim jonormal të vagjinës, kruajtje dhe aromë të pakëndshme.
Shpesh shkaktohet si pasojë e një reaksioni alergjik ndaj kimikateve të përdorura në produktet e kujdesit personal.
Sëmundje seksualisht e transmetueshme.
Gonorrea dhe klamidia janë dy sëmundje tipike që shoqërohen me çrregullime urinare
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here