Alibeaj e Shehu takim me familjarët e 12 të akuzuarve të grupit të zjarrit në Lazarat: Autorët e vërtetë nuk janë dënuar

0
148

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Tritan Shehu kanë zhvilluar një takim me familjarët e 12 të akuzuarve të grupit të zjarrit në Lazarat. Takimi është zhvilluar me kërkesë të banorëve, që siç thotë Shehu kanë kërkuar një takim me përfaqësuesë të PD, për dënimin e familjarëve të tyre.

Deputeti demokrat thotë në një status në Facebook, se autorët e vërtetë të krimit nuk janë dënuar, ndërkohë që dënimet janë kolektive dhe të pargumentuara.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

Se bashku me kolegun deputet Enkelejd Alibeaj, ish Minister i drejtesise e jurist i njohur, realizuam ne Lazarat me kerkese te tyre nje takim shume te frutshem me banore e familjare te reth 12 te akuzuarve aty per nje krim te rende e tragjik.

Ashtu si une, deputet i atij Qarku e kam theksuar dhe me pare, procedurat e deri tanishme policore, hetimore e juridike per te zbuluar e denuar autoret e vertete te atij krimi lene shume per te desheruar, duke tentuar te shkohet drejt denimeve kolektive e te pa argumentuara, perfshi dhe ndaj te miturve.

Ne kete menyre tranzmetohet ndjesia se ky proces eshte perfshire nga vullneti shteteror per te bere disa “koka turku”, si dhe nga njeaneshmeria politike ne imponimin e masave ndeshkimore.

Pikerisht per te degjuar ata banore te atij komuniteti me vlera te medha qytetare, kulturore e demokratike, ne morem pjese ne ate takim shume te frutshem.

Gjate tij u degjuan me vemendje ankesat, verejtjet, argumentat e familjareve e te banoreve, si dhe ju dhane atyre dhe komunitetit nga Z.Alibeaj keshilla te vyera, per cfare duhet bere, vecse per ta cveshur ate proces nga interferencat jashte kuadrit te drejtesise, vecse per te ndihmuar ne daljen e vertetimin e te vertetes.

Perpjekjet tona do te jene te pa rreshtura ne funksion te nje procesi te drejte, transparent dhe te bazuar mbi provat e ligjin, per tu zbuluar e denuar vetem autoret e vertete te krimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here