Publikohet video. Zbulohet hoteli që i ka dhënë Dako grupit të Avdylajve

0
258

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar fakte të reja që implikojnë kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako me Avdylajt, të akuzuar për trafik droge.

Përmes një videoje në “Facebook” Basha shpjegon se dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet.
“Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg”, shkruan Basha.

“Dako e ka lënë Durrësin në dorën e krimit të organizuar si shpërblim për blerjen e votave për pushtetin e Edi Ramës”, vijon Basha.

Në video tregohet edhe deklarata e Dakos bërë në emision Opinion më herët gjatë kësaj jave: “çdo person nuk ka marrë nga Vangjush Dako asgjë kundra ligjit”.
Sipas kryedemokratit deklarata e Dakos është gënjeshtër.

”Restoranti Pista në Durrës, në pronësi të bandës së Avdylajve, është ndërtuar me lejen e Vangjush Dakos”, tregon Basha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here