Deklarata ‘bomb’ nga Strazimiri: Dako ka qindra faqe përgjime me bandat. Kush e bllokoi të enjten arrestimin e tij??

0
218

Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka dalë në një deklaratë për media duke u shprehur se Vangjush Dako ka qindra faqe përgjime me bandat në Durrës dhe se sot duhej të ishte në burg.

Strazimiri shton se Vangjush Dako pranoi edhe publikisht se për shkak të kontakteve me familjet e mëdha e të fuqishme, ka arritur “rezultat historik si drejtues politik i Partisë Socialiste” në Durrës.

“Kamikazet e Edi Ramës në Prokurori nuk thonë kush po e mbron Vangjush Dakon nga Forca e Ligjit dhe kush e bllokoi të enjten arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit”, thekson Strazimiri.

Deklarata e plotë:

Vangjush Dako ka qindra faqe përgjime me bandat në Durrës. Ka qindra telefonata me bandat, me të cilat bën pazar për blerjen e votave, në këmbim të favoreve, lejeve, punësimeve, tenderave, pasurive publike të Durrësit.

Në fund i falënderon për “kontributin” në rezultatin elektoral të Partisë. Përgjimet e bëra publike deri tani janë vetëm fillimi.

Ato nuk janë as 1 përqind e aktivitetit kriminal të Vangjush Dakos, por përgjimet faktojnë se një ditë para zgjedhjeve, më 24 qershor, bandat e shtabit elektoral të Ramë kanë blerë vota për tepsinë e Edi Ramës.

Përgjimet provojnë se dy ditë pas zgjedhjeve, më 27 qershor, Vangjush Dako ka komunikuar përsëri me bandën e Avdylajve që i bleu votat, duke kërkuar takim me shefin e bandës për ta falënderuar dhe për të vazhduar pazaret në tepsinë e Edi Ramës.

Vangjush Dako pranon publikisht se në cilësinë e “supermenit” që njeh çdo qytetar të Durrësit, me adresë dhe numër familjarësh, madje më mirë dhe më shpejt se sistemi elektronik i gjendjes civile, ka komunikuar me përfaqësuesit e “familjeve të mëdha e të fuqishme”, me vetëdije të plotë që fuqia në Durrës është në duart e familjeve mafioze.

Vangjush Dako pranoi edhe publikisht se për shkak të kontakteve me ta, ka arritur “rezultat historik si drejtues politik i Partisë Socialiste” në Durrës.

Në një shtet normal, Vangjush Dako duhej të ishte arrestuar “live”, në studio por jo!

Pavarësisht këtyre fakteve, Prokuroria nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje Vangjush Dakon.

Kamikazet e Edi Ramës ne Prokurori nuk thonë:

-Kush po e mbron Vangjush Dakon nga Forca e Ligjit.

-Kush e bllokoi të enjten arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit?

Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg, njësoj si Arben Ndoka dhe Arben Çuko! Ata janë pjesë e të njëjtës dosje me numër 339!

As kombinacionet brenda qeverisë, as vasaliteti i prokurorisë ndaj Edi Ramës nuk do ta shpëtojnë nga burgu“xhuxhin” e bandave në Bashkinë e Durrësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here