Këshilla për prindërit: Si ta dalloni nëse fëmija juaj është autik, ja simptomat

0
258

Autizmi është një çrregullim mendor i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjelljet e kufizuara dhe përsëritëse.

Psikologia klinike Jorida Seferasi është bërë pjesë e emisionit shëndetësor ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti ku ka folur rreth kësaj sëmundje duke shpjeguar se cilat janë shenjat e autizmit.

Seferasi: Mosha është e hershme. Një prindër i mirëinformuar dhe një specialist mund të kapi që fëmija ka simptomat e autizmit që nga mosha 4 muaj deri 9 muajsh se ka disa teste psikologjike që prindërit mund ti bëjnë vetë. Një fëmijë që në moshën 3 muajsh, ti i buzëqesh, ai buzëqesh. Nëse i buzëqeshni dhe ai nuk buzëqesh, ka diçka që nuk shkon. Shikimi është shumë i rëndësishëm. Një fëmijë në moshën 6 muajshe, të ketë një shikim me nënën, ndjen prani kur nëna largohet, fillon të qajë dhe kërkon që të krijojë marrëdhënie me njerëzit e të tjerët që 9 muajsh. Ndërkohë që të tjerët që janë të prekur nga çrregullimi i spektrit autik e kanë shumë difiçit marrëdhënien me të tjerët. Nuk kërkojnë që të krijojnë marrëdhënie me njerëzit dhe botën jashtë. Një vlerësim më i detajuar me teste bëhet në moshën 16 muajsh ku pediatri vë re se fëmija ka vonesë dhe e drejton tek specialisti. Diagnoza që fëmija është apo jo brenda spektrit vendoset brenda moshës 2 vjeç. Në moshën 3 vjeç vihet në të folur.

Ekzistojnë mundësitë që një fëmijë të dalë krejtësisht nga spektri i autizmit nëse rasti diagnostikohet dhe trajtohet shpejt.

Seferasi: Është e rëndësishme që prindërit dhe pediatri, specialisti të vë re simptomat e para. Sa më shpejt që ky çrregullim të kapet, aq më produktiv dhe efektiv do jetë ndërhyrja dhe aq më shpejt përmirësim do ketë fëmija. Nëse fëmija kapet në moshë të hershme, fillohet terapi intensive që është e kombinuar me vajtjen në kopësht, edukatoren, socializimin, medikamente mjekësore nëse është e këshillueshme. Sa më herët të kapet, aq më herët zhduken simptomat. Sa më vonë të kapet, aq më shumë përkeqësohen simptomat. Nëse një fëmijë kapet 12 muajsh dhe merr terapinë multidiplisinare, ka fëmijë që mund të dalin nga spektri dhe të bëjnë normale, por mund të kenë vetëm probleme emocionale.

Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here