Tragjedia në Fier, gjyshi tregon tmerrin me lot në sy…

0
155

Një sherr mes vëllezërve të mitur në fshatin Baltëz të Fierit ka përfunduar në tragjedi për familjen. Gjyshi i 13-vjecarit që u qëllua për vdekje me thikë nga vëllai i tij 10-vjecar ka treguar ngjarjen e rëndë.

Në një rrëfim për ‘BalkanWeb’ me gazetarin Ervis Kuci, gjyshi thotë se lajmin e mësoi nga spitali, pasi ishte për vizitë. Ai rrëfeu se fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë dhe ishin vetëm në shtëpi, pasi prindërit ishin në punë në Vlorë.

“Lajmin për nipin e mësova ne spital, se isha për vizite. Pashe makinën qe erdhi me shpejtësi aty kuptova se çfarë kishte ndodhur, pashe nusen qe zbriti dhe e pyeta çfarë kishte ndodhur. Djemtë kishin qene vetëm ne shtëpi dhe ishin zënë ne oborr. Prindërit ishin në punë në Vlorë. Fëmijët nuk kishin shkuar ne shkollë sot, ndërsa doktorët më thanë se nipi erdhi i pajetë në spital”– ka treguar gjyshi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here