Buzhala bën publik njoftimin e fortë: Jam përgatit fizikisht e psikologjikisht të më rrahë Presidenti

0
206

Diskutimet per marreveshjen me Serbine te kryesuar nga Presidenti Thaçi kane sjell nje situate tensioni ne vend. Prej kohesh ideja e  tij eshte kundershtuar fort nga kryeministri Haradinaj si edhe nga opozita e vendit.

Por tensioni tani po ndihet edhe ne perplasjet fizike. Keshtu  vëllai i presidentit Hashim Thaçi ka sulmuar dy persona në ambientet e Byrosë së Sigurimeve.

Pas këtij sulmi, ka reaguar edhe gazetari njohur kosovar, Berat Buzhala. Me një postim në Facebook, Buzhala thotë se është bë gati fizikisht e moralisht që të rrihet nga presidenti Hashim Thaçi apo njerëz të tjerë, me urdhër të tij.

Ja çfarë shkruan Berat Buzhala në Facebook:

Njoftim:

Une jam pergatite fizikisht edhe psikoligjikisht me me rrehe Presidenti, ose dikush me urdher te tij, per shkak qe nuk eshte i kenaqur me raportimet tona ne Gazete Express dhe T7:

Presioni qe po ushtrohet ne drejtim te mediave, e posacerisht ndaj medias ku une punoj, nga Presidenti Thaci, dhe njerezit e tij, eshte i tmerrshem.

Te gjithe njerezit e politikes qe i kam ne listen e miqve ne FB le ta marrin kete si nje njoftim zyrtar. Le te mbetet e shenuar, le te mbetet fjale publike, ky postim i imi, ne menyre qe te mos thuhet qe nuk e ke paralajmeru.

Ne menyre qe mos me i rreziku personat tjere, ndaj te cileve po ushtrohet presioni, po duhet me qene jotransparent.

Per cdo rast po i bej tag disa nga politika, duke perfshire qeverine, kuvendin dhe presidencen: Vjosa Osmani-Sadriu (deputete), Naser Rugova (deputet), Ilir Deda (deputet), Abelard Tahiri (minister), Uran Ismaili (minister dhe nenkryetar i PDK’se), Daut Haradinaj (deputet), Vlora Citaku (ambasadore ne SHBA), Artan Behrami (Presidence), Endrit Shala (minister), Bilall Sherifi (deputet), U.S. Embassy Prishtina, Kosovo, German Embassy Prishtina, British Embassy Prishtina, Italian Embassy Prishtina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here