Dosja e Avdylajve/ A e dogji prokurorin Besim Hajdarmataj?

0
238

 

Dosja e grupit të Avdulajve po rezulton të jetë një nga çështjet më të nxehta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Nga përgjimet e këtij grupi që merrej me prodhim dhe trafik heroine dhe kokaine, ranë në pranga dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Vetë Avdulajt ranë në rrjetën e prokurorisë, nga përgjime të grupeve të tjera kriminale. Siç shihet nga dokumenti më poshtë, hetimet për këtë grup kriminal nisën nga ish prokurori Besim Hajdarmataj.

Ishte gjatë përgjimit të Avdulajve, që prokurori Hajdarmataj arriti tek dy ish deputetët socialistë Ndoka dhe Çuko, por dy muaj pasi kishin nisur hetimet, papritur ai u transferua për në Pogradec.

Opozita akuzon kreun e Bashkisë së Durrësit se është “peshku i madh” i kësaj dosjeje dhe se ka rënë në përgjime të tjera në lidhje me grupe kriminale në Durrës gjatë zgjedhjeve, por duke parë ecurinë e hetimit, dyshimet janë të forta se përse u transferua prokurori i çështjes Besim Hajdarmataj, megjithëse pati rezultate të dukshme në hetimet e kësaj çështjeje?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here