“Rast unikal!” Deputeti i PD-së: Vjedhja e bazës ushtarake Pashaliman, e paralajmëruar

0
156

” Kjo zonja Xhaçka ishte paralajmëruar nga gjenerali, që mund të vidhen dhe kemi probleme me këtë bazë dhe nuk mori asnjë masë.” 

Deputeti i PD, Klevis Balliu tha se vjedhja në bazën ushtarake të Pashalimanit ishte paralajmëruar. Në studion e lajmeve të Ora News, deputeti demokrat tha se ministrja e Mbrojtjes ishte njoftuar për problemet që kishte kjo bazë, por nuk mori asnjë masë.

Klevis Balliu: Mjafton të shohësh vetëm vjedhjen e armëve në bazën ushtarake, një absurd. Cënimi i interesave të sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Do i bëja thirrje Presidentit të thërriste mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kjo zonja Xhaçka ishte paralajmëruar nga gjenerali, që mund të vidhen dhe kemi probleme me këtë bazë dhe nuk mori asnjë masë. Tani pasi vidhen armët, pasi cënohet siguria kombëtare zonja vendos të shkarkojë 15 komandantë, po veten ku e fut kjo zonjë. A nuk meriton që të japë dorëheqjen kjo zonjë?! Është një rast unikal, të vjedhësh armët brenda bazave ushtarake. Ne sot nuk kemi as sigurinë e jetës. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here