Arrestimi i bujshëm, lirohen dy nga të arrestuarit. Ja kush janë…

0
540

Pak orë pas arrestimit të bujshem të grupit të Avdylajve është bërë i mundur edhe lirimi i tyre.

Personi që është liruar është Flamur Avdylaj.

Ja kush është Flamur Avdylaj:

Gjithçka fillon në vitin e largët 1996 ku u vra me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit kokës së bandës. Ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronari i fabrikës së tullave në Vlorë.

Dritan Avdyli u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë që i kishte kërkuar Tefikut, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me një breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana, Durim Kusi.

Ndaj Tefik Hykës vitin e kaluar u organizua një atentat në lokalin e tij në kryeqytet, nga i cili biznesmeni arriti të mbijetonte. Ai u dërgua më pas për mjekim jashtë vendit, dhe më pas ka pak informacione rreth asaj që ndodjhi me të.

Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali merr hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Ndërkohë që spiralja e hakmarrjes nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.

Ndërkohë që Jasmin Avdyli është dënuar më parë në Itali pasi u përfshi në vrasjen e një marshalli italian. Ai kishte disa vite që ishte liruar nga burgu dhe jetonte në Shijak.

Ndërsa Flamur Avdyli prej vitit 1996 ka emigruar në Gjermani ku dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës së bashku me vëllezërit e tij duke sjellë goditjen mbrëmjen e sotme.

Do të dalin edhe të tjerë??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here