Kontrolle në Shkodër për Balilin, por sërish policia nuk sjell asnjë rezultat

0
153

Natën e së mërkurës deri në mëngjesin e së enjtes në Shkodër është organizuar një aksion policor me qëllim kapjen e të shumëkërkuarit Klement Balili.

Informacioni ishte që ai kishte disa ditë në Shkodër, por një i burim i ka thënë ABCNews se informacioni në polici mbërriti vetëm dy orë para se të niste operacioni.

Klement Balili ndodhet në Shkodër’.

Ky informacion në rrethana operative vuri në lëvizje forcat speciale nga Tirana drejt qytetit të veriut tri net më parë.

Rreth 30 trupa nga më të përzgjedhurit të mbështetur nga policia e Shkodrës, kontrolluan disa lokale në qendër dhe një hotel luksoz. Por për fat të keq nuk pati asnjë rezultat.

Ose informacioni ishte i pasaktë, ose Klement Balili kishte mundur të largohej në kohë derisa forcat speciale të Tiranës nisën aksionin.

Një burim policor i besueshëm i tha ABCNews, se bëhej fjalë që Klement Balili ndodhej në Shkodër prej disa ditësh, por në polici informacioni mbërriti vetëm dy orë para operacionit.

Këto janë pamjet e kontrolleve të policisë pikërisht natën kur kërkohej Balili. Në këtë aksion ra rastësisht në pranga një i ri i armatosur.

Për njeriun e cilësuar si Eskobari i Ballkanit është vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh, por deri tani nuk ka asnjë sinjal se ku ai ndodhet.

43-vjeçari prej më shumë se 2 vitesh vijon arratinë, ndërkohë që mbetet një nga personat më të kërkuar në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here