Vrasja e politikaniot serb, ngjarja ende pa autor

0
149

Ngjarja e ndodhur 9 muaj më parë ku u vra lideri i SDPS-së, Oliver Ivanoviç ka mbetur e pa autor. Politikani serb u vra më 16 Janar të vitin 2018 në hyrje të zyrës së tij, në Mitrovicë.

Ditë më parë pala serbe është ankuar se EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës nuk janë duke shkëmbyer informacione me Prokurorinë për Krim të Organizuar në Serbi. Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç ka thënë se të gjitha këto organe nuk po i japin asnjë informacion. Ndërkohë, prokurori Special, Sylë Hoxha tha sot për lajmi.net se është pala serbe ajo që nuk po shprehet e gatshme për bashkëpunim.

“Pala serbe nuk po shprehet e gatshme për bashkëpunim, dhe nuk kanë shkëmbyer informacione”, ka deklaruar prokurori Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here