Spahiu: “Shqipëria nuk ka studim të plotë që përcakton minimumin jetik që nga viti 2001”

0
123

Në një status në facebook, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, shkruan se nëse do ti referoheshim minimumit jetik real, shuma e ndihmës ekonomike për familjet në varfëri, do të ishte shumë më e madhe se ç’paguhet sot.

Statusi I plote:

Shqipëria nuk ka studim të plotë që përcakton minimumin jetik që nga viti 2001.

Kjo nga një auditim i departamentit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit me fokus tek varfëria dhe efekti i politikave në zbutje të saj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale thotë që ky studim shkon përtej saj ?? (normal kur është KM-ja që bën dhe studimet, me bashkëqeverisjen).

I vetmi studim është ai i vitit 2016 nga Avokati i Popullit ku kjo shumë llogaritet 16,000 lekë. Shifër që nuk u muar asnjërë si referim.

E gjitha e qëllimshme, pasi nëse do ti referoheshim minimumit jetik real, shuma e ndihmës ekonomike për familjet në varfëri, do të ishte shumë më e madhe se ç’paguhet sot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here