Shkodër, të shtëna me armë, arrestohet i dyshuari (Emri)

0
173

Një person është kapur me armë mbrëmjen e sotme, në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër.

Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë ai ndodhej i armatosur me një pistoletë.

Forcat e policisë të Shkodrës kanë shkuar për kontroll në fshatin Oblikë fillimisht pasi kanë marrë informacion se ka pasur të shtëna me armë.

Shtetasi Blerim Beqiri nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit nga blutë e Shkodrës ndërkohë që gjithçka pritet të sqarohet pas dëshmisë në policinë e Shkodrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here