Kanceri i gjirit, sëmundja që po merr përmasa të frikshme…

0
265

Kanceri i gjirit vijon të mbetet një sëmundje që po merr përmasa të frikshme në Lezhë. 20 raste të reja me këtë sëmundje janë shfaqur vetëm gjatë këtij viti. Grupmoshat e prekura janë nga 40 deri në 60-vjeç. Të dhënat janë bërë publike nga mjekja Onkologe Bardha Gjoni, sipas të cilës është mjaft e nevojshme sensibizilimi i femrave për të kryer kontrolle, pasi nëse kapet në kohë sëmundja mund të shërohet.

Muaji tetor në Lezhë po shoqerohet me një sërë aktivitetesh sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, ndërsa po zhvillohen dhe kontrolle falas të gjirit për gratë dhe vajzat. ”U operova, u trajtova me kimioterapi dhe shpëtova”. Ky është mesazhi i një nënë, e cila kur u diagnostikua me kancer gjiri mendoi menjëherë vdekjen, por në fakt, ajo sot u jep kurajë të gjithë grave të prekura por edhe çdo gruaje apo vajze që të kryejë kontrollet e gjirit.

Kjo sëmundje ka një tendencë të rritur në vendin tonë. Vetëm në 9 muaj të parë të këtij viti janë diagnostikuar 519 raste të reja. “Është ulur stadi i kapjes së kësaj sëmundje. Nuk vijnë më në stade të avancuara”, shprehet Dhurata Tarifa.

Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit ndaj mjekët u bëjnë thirrje grave dhe vajzave të ndërgjegjësohen për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Gjatë muajit tetor, shërbimi i mamografisë do të jetë falas, nga ora 08:00-18:00 nga e hëna në të premte dhe 08:00-14:00, të shtunave në Poliklinikën e Specialiteteve numër 3 në Tiranë, në Maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”, në QSUT si dhe në 9 spitale rajonale, ku ofrohet ky shërbim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here