Erisa Xhixho: Qeveria nuk ka dhënë asnjë mbështetje për studentët në kushtet e krizës, të ardhurat shkojnë për PPP

0
127

Deputetja e PL-së Erisa Xhixho, në seancën plenare të Kuvendit deklaroi se qeveria nuk ka dhënë asnjë mbështetje për studentët në kushtet e krizës.

Gjithashtu i kërkoi ministres së Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi të japë shpjegime se çfarë është bërë konkretisht për mbështetjen e studentëve përballë situatës së krizës.

Xhixho tha se studentët edhe pse dërguan një kërkesë që të mbështeten me 100 euro, nga qeveria nuk pati asnjë vendimmarrje.

Xhixho tha se kërkohet rritje e mbështetjes financiare për kërkimin shkencor të paktën 0.3% e PBB, ndërkohë që edhe buxheti 2023, sipas saj, mbeti te shifra qesharake vetëm 0.04% e PBB.

Erisa Xhixho: Në progresraportin e fundit të Bashkimit Europian theksohet fakti që buxheti për arsimin është i ulët dhe mbështetja për kërkimin shkencor duhet të jetë sa 1% e PBB-së. U kërkuan paga dinjitoze, sa i kanë kolegët e tyre në Kosovë, të cilët paguhen sa dyfishi i pedagogëve tanë. Dhe përsëri duke qenë të ndjeshëm për krizën që po kalojmë, kërkuan që kjo rritje të arrihej në 2 vite.

Pedagogët vijojnë të protestojnë sepse rritja prej 7% që qeveria njoftoi është e papërfillshme, kërkimi shkencor vijon të mos financohet siç duhet dhe kërkesat e tjera lidhur me vjetërsinë në punë apo rivlerësimin e orës mësimore janë injoruar tërësisht. Alarmi që ata ngritën për mundësinë e largimit të intelektualëve nga vendi, jo vetëm s’u dëgjua dhe nuk iu dha përgjigje, por edhe u kërcënuan. 

Sipas saj, studentët në vendet e rajonit janë mbështetur me financim për të përballuar efektet e krizës, ndërsa në vendin tonë të ardhurat shkojnë për PPP.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here