Bastet dhe bixhozi/ Spahiu: A po e trajton në këtë linjë KM-ja çështjen?

0
146

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me situatën qe eshte krijuar ditet e fundit. Problemi me bixhozin dhe bastet tregon  se sa më i varfër të jesh aq më i rezikuar je. A po i rritet paga prej 5 vitesh shqiptarëve, për më shumë të ardhura? Jo…  i paaftë të zgjidhi problemet shkruan deputeti i LSI-së.

Statusi i plote:

 

Absolutisht i paaftë të zgjidhi problemet, e vetmja rrugë, në 5 vite, ka qenë ajo e masave drastike, moratoriumeve.
Në të njëjtën mënyrë po trajton dhe problemin e basteve dhe bixhozit (nuk po i futem faktit që e bën për vota apo monopolizim).
Studimi bashkangjitur tregon se sa më i varfër të jesh aq më i rezikuar je nga problemet me bixhozin.

A po e trajton në këtë linjë KM-ja çështjen? Jo.
A po bën përpjekjen më të vogë për ndalimin e një eksodi masiv në kokën e çdo shqiptari? Jo.
A po i rritet paga prej 5 vitesh shqiptarëve, për më shumë të ardhura? Jo.
Besoj që ajo që do ndodhi pas kësaj do të jetë rritja më e madhe e përdoruesve të drogës që mbolli nga 2016-ta se sa dalja nga varfëria.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here